Rruga e Kombit: Aksident mes katër automjeteve, 4 të lënduar

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtunë, në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku për pasojë janë plagosur katër persona.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin F.T., banues në Suedi, mjeti me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, mjeti me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe mjeti me drejtues shtetasin L.G.,banues në Zvicër, transmeton GSH.

Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rreshënit jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M. banuese në Serbi, të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.