Pranohet oferta, Dybala në Premierligë

Zhvillime të papritura në tregun e transferimeve.

Paulo Dybala do të transferohet në Premierligë, por jo te Manchester United.

‘Goal.com’ raporton se Juventus ka pranuar ofertën prej 70 milionë euro të Tottenham Hotspur për Paulo Dybala.

Dybala do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Tottenhamit.

Kujtojmë se argjentinasi përflitej për një transferim te Manchester United, si pjesë e shkëmbimit me Romelu Lukakun.

Për 26 vjeçarin ka pasur interesim edhe nga Interi.