“Prapa rritjes së çmimit të energjisë qëndron Qeveria Kurti”

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja, me çmim të ngritur të rrymës do të hyjnë fuqi që nga 9 shkurti i këtij viti.

Prapa kësaj rritje të çmimit të energjisë sipas deputeti të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj qëndron Qeveria Kurti.

I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Zemaj është shprehur se Kurti nuk mund të vazhdojë të fshihet prapa veprimeve të qeverive të kaluara.

“Ne e kemi thënë edhe në të kaluarën, qeveria nuk duhet të fshihet prapa veprimeve apo të mbrohet nga esenca se ky është rregullator i pavarur kushtetues dhe i përgjigjet Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Zemaj, deputet i opozitës në këtë intervistë për InDoks ka fol për mënyrën se si u morë vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.

Çka ndodhi me grupin e deputetëve të pushtetit?

“Asnjë vendim, edhe në demokracitë më të zhvilluar nuk e ka shkëputje nga hallkat e përgjegjësisë dhe demokracisë andaj kjo fshehje se gjoja rregullatori është detyruar të rrit energjinë elektrike qind për qind dhe qeveria ka dhënë disa variante kozmetike por në fund është deklaruar që edhe Grupi Parlamentar i ka të përafërta ose ai propozim ka ecur tregon se prapa kësaj rritje qëndron Qeveria Kurti dhe interesat të cilat përfaqësojnë, fatkeqësisht kundërshtim të plotë me atë që është deklaruar që është insistuar nga papërgatitja për këtë fazë nga mos-përgjegjësia që gjatë verës të bëhen përmirësime dhe të ketë ndërhyrje, të ndërhyjnë në infrastruktur, të tentohet të rezervohet energji dhe ta kalojmë në mënyrë të përballueshme”, ka thënë ai.

Sipas tij qytetarët do të pagujanë katërfishin e energjisë.

“Tani qytetarët paguajnë trefishin, KESCON, rrymën, TVSH-në, paguajë katërfishin sepse paguajnë edhe për serbet në veri”, tha Zemaj.

“Kjo është një situate kaotike si dhe besoj dhe shpresoj që reagimet nuk do të ndalen deri sa të vijë një vendim që e ndalon këtë rritje që ka ardh në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve, jo kërkesat dëshirore por ato të mundësive për ta përballuar këtë pagës”, u shpreh deputeti i LDK-së.