Prej javësh e shtruar në spital, humb jetën nga Covid-19 këngëtarja e njohur

Lajm i hidhur vjen nga Fieri. Mësohet se pas një ‘lufte’ 4 javore në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës fierake, Rainita Pupi.

Ajo e humbi betejën me koronavirusin në moshën 52-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ndodhej e shtruar në spital ku po merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Bëhet me dije se pas pëkeqësimit të shëndetit të saj kohët e fundit, familjarët e sajpatën kërkuar ndihmë për kurim më të spiacializuar. Fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetonte, edhe pse u bë e pamundura për të.