Premtimet duhet t’i mbajë gjithkush, edhe “baba”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati i ka reaguar kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Avni Zogiani, shkruan Fokusi.info.

Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi), ka shkruar Gucati në Facebook.

Statusi i plotë i Gucatit:

“Në mbrojtje të “babes” paska reagu Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votu unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”

Iu kujtojmë që kjo ishte deklarata për të cilën reagoi Gucati ndaj Zogianit:

“Gucati i kërkon Albinit shfuqizimin e Gjykatës Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thotë, per ata qe e kane sjelle Gjykatën Speciale! Po ikni atje”, ka shkruar ai në Facebook.