Premtimi i Ruiz: Do t’ia përfundoj karrierën Joshuas në rimeç

Andy Ruiz Jr e ka kërcënuar kundërshtarin e tij, Anthony Joshuan, përmes një mesazhi, të cilin ia dërgoi pasi e pranoi ofertën për ta zhvilluar rimeçin afër fundit të këtij viti në Arabinë Saudite.

Meksikanit i janë garantuar milionë euro më shumë sesa nëntë milionë dollarët të cilat i ishin premtuar në kontratën fillestare me Anthony Joshuan.

Si rezultat i kësaj oferte, ai do t’i mbrojë titujt e tij të kampionit botëror, në kategorinë e peshave të rënda në boks, në Lindjen e Mesme, ku ka premtuar se do t’ia përfundojë karrierën Joshuas.

“Unë e largova nga froni mbretin më 1 qershor dhe shkrova histori duke u bërë kampioni i parë meksikano-amerikan në botë. Mezi po pres t’ia përfundojë atij karrierën në shkretëtirë. Do ta dëshmoj mrekullinë e boksit meksikan në Arabi Saudite”, shkroi Ruiz në Twitter.

Joshua i humbi titujt e botës IBF, ËBA dhe ËBO pasi u rrah keq nga Ruizi më 1 qershor dhe pastaj ai e aktivizoi klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila i jep atij të drejtën për rimeç.

Joshua do të luftojë kundër Ruizit për titujt IBF, WBA dhe WBO në Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi kanë ofruar miliona dollarë ekstra vetëm që rimeçi të ndodhë te ta.