Maqedonia ia sheh “hajrin” vendosjes së taksës kundër Serbisë

0
205
Vendosjen e taksës kundër Serbisë nga shteti kosovar, ia ka pa “hajrin” shteti i Maqedonisë.
Taksa 100 për qind e Qeverisë së Kosovës për produktet serbe, ka ndryshuar edhe logjistikën tregtare të shteteve në rajon.
Pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind për produktet serbe, eksportet nga vendet tjera të rajonit janë rritur.
Një nga vendet që ka rritur eksportin në Kosovë për 41 për qind është Maqedonia, e këtë Serbia dhe mediat serbe e kanë quajtur “përfitim në fatkeqësinë e Serbisë”, transmeton lajmi.net.
Opinionet e biznesmenëve në Shkup janë të ndara, pasi disa mendojnë se ky përfitim është afatshkurtër, ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo mundësi duhet të përdoret për të tregtuar produkte cilësore që do të jenë aktuale në tregun e Kosovës edhe pas tërheqjes së taksës nga Kosova për produktet serbe.
Siç shkruan media serbe ‘Danas’, lufta tregtare midis Kosovës dhe Serbisë, ka vënë në funksion proverbën “Derisa dy persona luftojnë, përfiton i treti”.
Sa i përket rritjes së eksportit të produkteve të Maqedonisë në Kosovë e vërteton edhe një fotografi e dërguar nga një lexues i lajmi.net, ku shihet se tani ‘CocaCola’ e cila para taksës importohej nga Serbia, tani importohet nga Maqedonia, gjegjësisht Shkupi.