Valdete Daka: Presidentja Osmani më kërkoi të japë dorëheqje në këmbim të mirënjohjes

Valdete Daka përmes një konference për media ka reaguar pas shkarkimit që i bëri presidentja Vjosa Osmani, duke e quajtur vendimin e kësaj të fundit jo kushtetues.

Daka tutje tha se para se të shkarkohej është thirrur nga Presidentja Osmani dhe i është kërkuar të japë dorëheqjen në këmbim të një mirënjohjeje.

“Isha e ftuar në takim nga presidentja e cila ka kërkuar të ofroj dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim të pranoj mirënjohje”, tha Daka.