Presidenti ende në takim me ekspertë, pas pak jep një deklaratë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pritet që të dalë në konferencë për media pas takimit me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ndonëse konferenca ishte paralajmëruar në orën 10:30, Thaçi ende po e vazhdon takimin me Ramadanin dhe me disa ekspertë.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka pranuar dekretin e Thaçit rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas pandemisë nga koronavirusi.