Berisha me mijëra protestues poshtë zyrës së tij, Rama i “përgjigjet” nga Vlora

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha vijon protestën me mijëra qytetarë përpara zyrës së tij, kryeministri Edi Rama njofton se do të fytet live pas pak nga Vlora, ku ndodhet për hapjen për qarkullimin e automjeteve të Bypass-it të Vlorës.

Ceremonia e inaugurimit për hapjen e këtij aksi që lehtëson ndjeshëm trafikun drejt bregdetit të jugut ishte lajmëruar të zhvillohet në orën 19:00 me praninë e Kryeministrit Rama. Por si duket është shtyrë. Pritet që Rama të futet live pas pak nga Bypassi, ku me shumë gjasa mund të komentojë edhe protestën e opozitës.

By-Passi i Vlorës ka një gjatësi prej 28.8 kilometrash dhe mund të përshkruhet brenda 30 minutave duke shmangur trafikun e rënduar me të cilin përballeshin qytetarët duke kaluar përmes Vlorës.

Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi ka një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës.

Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces./abcnews