Presidenti i Austrisë shembull për të tjerët, me tren në udhëtim zyrtar

Presidenti austriak ka udhëtuar me tren, derisa e kundërta ndodhë me liderët, sidomos të Ballkanit.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.

Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, përcjell albinfo.ch.

Edhe po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, dukë i dhënë shembuj liderëve tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.

Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, derisa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.