Presidenti i Letonisë viziton sot Kosovën

Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, do ta vizitojë sot Kosovën.

Levits, do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Letonisë në vizitë zyrtare në Kosovë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (22 prill 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore”, ka njoftuar Presidenca.

Ndryshe, Levits do të takohet me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufcën në mesditë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.