Presidenti Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim.

Sot në Kosovë votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi po ashtu ka shkruar se Kosova tashmë ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara.

Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer.

Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë.

Sot le të fitojë Kosova.”