Presidenti Thaçi i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë Isa Mustafës, që rezultoi pozitiv me koronavirus, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.