Berisha: Albin Kurti është element i vogël në dialog

Hisen Berisha, nga PDK është i ftuar në Debat Plus në TV Dukagjini. Ai teksa flet për dialogun thotë se kërkohet brenda muajsh që të ketë marrëveshje e jo dialog.

Berisha citon presidentin Trump i cili ka thënë se kërkohet nga dy shtetet që të ketë marrëveshje, transmeton Periskopi.

”Ju e dini se SHBA-të kanë thënë që të ketë bisedime pa kushte. Kriteri amerikan ka qenë duhet të vazhdohet dialogu dhe e dyta të vazhdohet dialogu pa kushte do të thotë ne të mos qesim kushte. S’do të ketë marrëveshje brenda muajit nëse të dy palët qesim kushte. Kushte qet ndërmjetësi”, tha Berisha.

Tutje ai aludon se ndërkomëtarët po tentojnë që të shtojnë në skenën politike lojtarë që të nxjerrin tema të tjera. Ndër tjerash ai thotë se nuk po aludon në kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

‘’Albin Kurti është element i vogël në dialog’’, përfundon Berisha.