Presidenti Thaçi kujton Ibrahim Rugovën në 14 vjetorin e vdekjes së tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka nderuar kontributin e Presidentit Rugova të dhënë gjatë rrugëtimit të tij drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

“Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shtuar tutje Thaçi.

E për këtë përvjetor edhe të tjera fytyra të skemës politike kanë përkujtuar presidentin historik, për të cilin thonë se tashmë nevojitet të mësohet nga urtësia e tij politike. /gazetametro.net