Presidenti Thaçi pas votimit: Votoni për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës

Para pak çastesh ka votuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak çastesh ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinës.

Pas votimit, Thaçi i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme dhe ti ftojë që të dalin të votojnë për të mirën e tyre. Do jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie për vende të punë për gjitha të mirat. Urime të gjithëve”, ka deklaruar Thaçi.