Vuçiq: Në Kosovë duan të provokojnë për kidnapimin e Valaçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se se çmimet e gazit dhe energjisë elektrike nuk do të ndryshojnë në vendin e tij.

Derisa për këtë çështje, ai ka folur edhe dhe nënstacionin e Valaçit, për të cilin tha se “ata në Kosovë duan të provokojnë konflikte për kidnapimin e Valaçit, ka tema politike që absolutisht nuk kanë të bëjnë me këtë temë”, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.

Vuçiq tha se nuk do të ketë kufizim të energjisë elektrike për serbët, por se situata në sektorin e energjisë në botë, por edhe në Serbi, është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë, si në filmin “The Perfect Storm”.

“Asnjëherë nuk mund të thuhet me 100% siguri, por ne kemi bërë gjithçka që të mos ndodhë kjo dhe jam pothuajse i sigurt që do të jetë kështu”.

Ai tha se Serbia ka siguruar gjashtë milionë metër kub gaz nga importi në baza ditore, e cila paguan 270 euro për 1000 metra kub gaz, ndërsa sasia e gazit në Europë është 1700 euro.

“Falë marrëveshjes me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Serbia kursen rreth tetë milionë euro në ditë nga importi i gazit”.