Presidenti Thaçi pret në takim komandantin e FSK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramën.

Në këtë takim, kreu i shtetit bashkë me Ramën, u shoqëruan edhe nga ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë ”Cambrian Patrol 19”, ku fituan medaljen e argjendtë, njofton Klan Kosova.