Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, kjo pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i kryetarit.

Thaçi ka vendosur që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, të mbahen më 15 mars 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Po ashtu, në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin 10 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi

i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.