Presidenti Thaçi takim me një grup studentësh të të gjitha komuniteteve në Prizren

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme , ka takuar një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve në Prizren.

Në këtë takim me studentët është biseduar për shumë tema me interes për të ardhme e tyre, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Një bashkëbisedim shumë miqësor në Prizren, me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve. Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës. HTH