ROSU merr vendim: Ndeshja Trepça – Crvena Zvezda nuk do të luhet

Trepça ilegale ka bërë publik vendimin që ka marrë nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës – ROSU, se ndeshja me Crvena Zvezdan nuk ka asnjë shans të luhet.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Por në vendkalimin administrativ të Jarinjës, forcat policore të Kosovës të mobilizuara kanë bllokuar hyrjen e serbëve në territorin e Republikës tonë, shkruan lajmi.net.

Pak minuta më parë, klubi i Trepçës ilegale i ka bërë me dije Crvena Zvezdas vendimin e ROSU që ndeshja nuk ka asnjë shans të zhvillohet sepse do të bllokohen në kufi.

Një autobus me gazetarë dhe rreth 50 tifozë të ‘Yllit të Kuq’ janë bllokuar momentalisht në Jarinje pasi nuk po lejohen të kalojnë në territorin e Kosovës.