Presidentja Osmani pritet të shpall ditë zie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të shpallë ditë zie pas ngjarjes që ka ndodhur në Kroaci ku kanë mbetur të vdekur 10 kosovarë si dhe janë lënduar 44 të tjerë.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë për Klankosova.tv se ende nuk dihet dita e saktë kur do të shpallet kjo ditë.

“Presidentja Osmani do të shpallë dite zie. Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”,ka thënë Kupina, njofton Klankosova.tv.