Presidentja Osmani reagon për marrëveshjen me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumente.

Osmani përmes një rrjetin social “Facebook”, ka thënë se se do të vazhdojnë angazhimin edhe drejt njohjes reciproke.

“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ???????? dhe Bashkimit Evropian ???????? për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Reciprocitet e barazi. ????????

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ???????? dhe Bashkimit Evropian ???????? për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.