Presidentja pret në takim togerin Ylli Dalladakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim toger Ylli Dalladaku. Ajo ka thënë se ai është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm.

“Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës.

I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane.

Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty”, u shpreh ai. /Fokusi.info/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=823823135768894&id=100044236458899&mibextid=ZbWKwL