Pretendohet se i arrestuari Irfan Lipovica është dhëndërr i familjes Hamza, kryetari paralajmëron padi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza me anë të një statusi ka deklaruar në lidhje me një shpfije që është bërë ndaj familjes së tij, shkruan Fokusi.info.

Hamza tha se një person i quajtur Qëndrim Krasniqi ka shpifur duke thënë se njëri nga zyrtarët e arrestuar sot në MINT, Irfan Lipovica është dhëndërr i familjes Hamza.

“Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis”, tha tutje ai.

Postimi i plotë:

Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.

Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.

Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.

Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.

Qëndrim, shihemi në gjykatë!