Prishtina dhe Beogradi së shpejti do të marrin udhëzimet e Perëndimit për çështjen e dialogut

Prishtina dhe Beogradi do të duhej që së shpejti të marrin udhëzime nga vendet perëndimore për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Siç shkruan gazeta serbe “Veçernje Novosti” ata do t’i lënë hapësirë për “amendamente” të mundshme të dyja palëve në këtë aspekt, transmeton Klan Kosova.

Sipas mendimit të liderëve perëndimorë, kjo lloj pune duhet të përshpejtojë mbylljen e çështjes së Kosovës, raporton më tutje ky medium serb.