Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës në Prishtinë raporton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve, viktima ishte përdorues i substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.