Prishtinë, gjuan me armë dhe ikë nga policia

Në policinë e Prishtinës është raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në ajër e më pas me veturën e tij është larguar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku.

Gjatë kërkimit për të dyshuarin, në një rrugë tjetër është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast dhe nuk raportohet për të arrestuar.