Pritet të ketë lëvizje te LDK-ja për emrat e ministrave

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përcaktojë emrat e ministrave në Qeverinë e re brenda 48 orëve të ardhshme.

Hikmete Bajrami nga Ministra e Arsimit pritet të kalojë në Ministre të Financave.

Ismet Beqiri që është aktualisht zëvëndësministër në detyrë i Kulturës, Rinisë e Sportit mund të jetë ministër i Infrastrukturës.

Emri i Beqirit po lakohet edhe si kandidat i mundshëm për zëvëndëskryeministër.

Valdon Krasniqi është një nga alternativat për të qenë ministër i Arsimit.

Lutfi Zharku poashtu mund të ketë ndonjë ministri në Qeverinë e re.

Lëvizje konkrete rreth këtyre mundësive pritet të ketë në ditën e nesërme kur pritet të mblidhet kryesia e LDK-së.