Pritje e kolona të gjata, të dhënat për të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po vijnë këto ditë në Kosovë, ka bërë të shkaktohen kolona të gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot kolona janë shkaktuar në pikëkalimin kufitar Merdare, në hyrje deri në 300 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra. Pritjet në këtë pikë kalimi janë deri në 40 minuta.

Po ashtu kolona deri në 130 metra në hyrje janë shkaktuar edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa pritjet janë deri në 25 minuta.

Kurse sipas njoftimit të kësaj qendre në pikëkalimin Muçibabë janë shkaktuar kolona në dalje deri në 30 metra.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar nëweb faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.