Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran ka njoftuar zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Ajo nuk do të përfundojë në 23 maj, siç ishte planifikuar deri më tani, por më 24 korrik.

Ndërkohë, Qeveria franceze deklaroi zyrtarisht që shteti do të jetë në recesion këtë vit për shkak të pandemisë, me GDP që pritet të bjerë me 6% përgjatë 2020-ës.

Sipas qeverisë franceze, “rimëkëmbja ekonomike do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e kushtueshme”.Franca deri tani ka regjistruar 167 300 raste infeksioni për një total viktimash prej rreth 24 500 viktimash nga koronavirusi.