Prizren: Arrestohen babë e bir

Në Prizren është arrestuar një person pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me të birin kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Zyrtarët policorë të lënduar si dhe të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari (pronari i shtëpisë) është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari tjetër (djali i tij) është dërguar në zyrat e njësisë së antidrogës për veprën penale: Posedim i paautorizuar i substancave narkotike.