Prizren: Arrestohen dy persona pasi e rrëmbyen një shtetas turk

Dy të dyshuar janë arrestuar në Prizren pasi të kishin rrëmbyer  dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur një shtetas të Turqisë.

Konsullata turke është njoftuar, viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.