Projeksioni i Armend Mujës në RTV Dukagjini, VV fiton zgjedhjet

Armend Muja duke u bazuar në projeksionet e tij thotë se zgjedhjet i fiton Vetëvendosje e pasuar nga LDK, PDK, AAK-PSD.

Ashtu siç kemi njoftuar, profesori Armend Muja në RTV Dukagjini për herë të parë ka përdorur një metodë të re për të projektuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Projeksioni i Mujës bazohet në disa pika ku është krijuar ideja si po orientohet opinioni publik.

Matja shkallës së organizimit të partive politike dhe numrat që kanë në terren.
Janë matur mesataret e sondazheve.
Matja e sjelljes së votuesve në rrjetet e kërkimit.

Muja thotë se në bazën e këtyre katër parametrave Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve.

Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje merr 26 % të votave, LDK 24.4%, PDK 22.1, AAK-PSD 13.6% NISMA 5.5% të votave.