Projektligji për Trustin s’dihet kur shkon në seancë të Kuvendit-Bekim Haxhiu: Po e bllokon Vetëvendosja

Deputetët e LVV-së në Komisionin për Buxhet në mbledhjen e fundit nuk miratuan Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pavarësisht kësaj, kjo nismë shkon në Kuvendin e Kosovës pa përkrahjen e Komisionit përkatës.

Por se a do të shkojë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti këtë vit në Kuvend, ka folur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha për Front Online se LVV-ja e ka bllokuar këtë nismë, këtë vit nuk do të shkoj në Kuvend.

“Jo e ka bllokuar Lëvizja Vetëvendosje. Nesër është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit”, u shpreh Haxhiu për Front Online.

Iniciuesi i nismës për tërheqjen 30 për qind të mjeteve nga Trusti para se kjo nismë të shqyrtohet në Komision, kishte mbajtur një protestë me 5 nëntor para qeverisë dhe Kuvendit, duke u bërë thirrje edhe qeverisë por edhe Kuvendit që të reflektojnë duke i dhënë dritën jeshile kësaj nisme për shkak se është iniciativë qytetare dhe se kriza ka prekur secilin qytetarë.