Profesori i Oksfordit: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, zgjidhja më e preferuar nga qytetarët

Në Prishtinë është duke u mbajtur konferenca “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA.

Në mes tre skenarëve që RIDEA ka bërë hulumtime, konkretisht ndërmjet Status QUO-s, Asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat serbe dhe korrigjimit të kufirit, ky i fundit po rezulton me përkrahjen më të madhe qytetare.

Këtë anketë e ka prezantuar sot profesori Anthony Heath nga Universiteti i Oksfordit, në konferencën e organizuar nga RIDEA.