Prokurori Morina: Për Masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

Prokurori Ilir Morina ka thënë se për Masakrën e Dubravës janë duke u hetuar 88 të pandehur.

Morina në një konferencë për media, ka deklaruar se vetëm prej një prej tyre është në paraburgim.

“Janë disa informata të përgjithshme në hetimin e masakrës së Dubravës janë 88 të pandehur, dhe ky hetim është duke vazhduar për një kohë të gjatë. Vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim”, ka thënë Morina.

Morina gjithashtu theksoi se për shkak se hetimi është dyvjeçar po hasin në vështirësi.