Ish-anëtari i AAK-së, Lufti Bilalli i bashkohet PDK-së

Programit të Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbjen e vendit, sot i është bashkuar diplomati Lutfi Bilalli, dikur anëtar i AAK-së. Këtë lajm e ka bërë të ditur PDK-ja përmes një postimi në faqen zyrtare të partisë në Facebook.

Bilalli është pritur nga kryetari dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e vlerësoi lartë angazhimin e Bilallit në jetën politike të diasporës shqiptare dhe kontributin e tij në senzibilizimin e çështjes kombëtare.

“Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat i AAK-së për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli dhe të gjithë ata që po i bashkohen PDK-së çdo ditë, do të jenë zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit!”, thuhet në postimin e PDK-së.