Prokuroria deklarohet lidhur me intervistimin e ish-prokurores së EULEX-it

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh njoftoi të shtunën se është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Shtetit.

Ndërsa sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Bamieh ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftim.

Bamieh sinjalizoi aferat korruptive në EULEX.

Ajo ka thënë se ka pasur qasje në përgjime të ligjshme, e nga të cilat pastaj ka kuptuar për ndërhyrje e ka pasur dyshime për korrupsion.