Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Paraburgimi po kërkohet në drejtim të veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.