VIDEO nga aksidenti në Shupkovc ku mbetën të lënduar 8 persona

Pak minuta më parë Mitropol raportoi se një aksident i rëndë trafiku mes një kombi dhe një kamionete ndodhi në dalje të Mitrovicës, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, tek Viva Fresh.

Mitropol mëson se nga aksidenti kanë pësuar 8 persona të cilët po trajtohen në Spital.

Këtë për Mitropol e konfirmoi zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.
Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë (8) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për Mitropol.

Si pasojë e aksidentit, rruga magjistrale pranë vendngjarjes u bllokua totalisht.

Mitropol ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes:

Kliko më poshtë për ta parë videon:

VIDEO