Protestë në Gjermani, banorët ndihën të kërcënuar nga linjiti

Rreth dy mijë e 500 njerëz nga fshatrat Luetzerath dhe Keyenberg të Gjermanisë, kanë dalë në protesta kundër nxjerrjes se linjiti, i cili pastaj djegiet në termocentralet afër tyre.

Këtë shërbim po e kryen kompania gjermane e energjisë, RËE dhe pikërisht afër këtyre dy vendbanimeve.

I pakënaqur më gjendjen është dhe një aktivist i klimës, Michael Zobel i cili thotë se gjithçka do të përkeqësohet.

“Ne jemi në mes të tij (ndryshimit të klimës) dhe nëse duam një status në të cilin mund të mbijetojmë në këtë planet, duhet të marrim masa tani. Nëse do të jetë e mjaftueshme, nuk e di, por të mos bësh asgjë do ta zgjasë katastrofën edhe më shumë. Mbijetesa në këtë planet është e rrezikuar dhe kjo fillon këtu. Kështu që minierat e linjitit duhet të ndalen dhe do të ketë nevojë për masa të tjera. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot jo shumë kohë para zgjedhjeve gjermane”, është shprehur ai.

Derisa fshati Luetzerath ishte ndër rajonet e Gjermanisë i cili ishte goditura më së shumti nga përmbytjet muajt e fundit duke e vrarë më shumë se 200 njerëz dhe duke u shkaktuar dëme me vlerë miliarda euro.