PSD-ja shkruan në veturat e MD-së “zhvatës”, Policia arreston Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ku në veturat zyrtare kanë ngjitur tiketa me mbishkrimin “zhvatës”.

Pastaj kanë dalë personeli i MD-së dhe kanë tentuar t’ia marrin sprejat përfaqësuesve të PSD-së.

Më pas Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të kësaj partie.