Pse Agim Veliu ka të drejtë kur thotë se oferta e VV-së është jo serioze dhe e pazbatueshme

Dje LVV i ka bërë një ofertë të re LDK-së për arritjen e një marrëveshje koalicioni në mes të këtyre dy partive për formimin e koalicionit qeveritar, shkruan Fokusi.

Por nënkryetari i LDK-së e ka quajtur këtë ofertë joserioze e fënijërore. Dhe, siç del nga oferta e publikuar, Agim Veliu ka të drejtë.

Pika 3 në këtë Marrëveshje thuhet: “Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për koncensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in. Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizuar qeverisës”.

Pra, sipas pikës 3 të kësaj oferte, mund t’i njihet LDK-së e drejta e propozimit të kandidatit për President të Kosovës, por i pamundësohet të zgjidhet. Është kështu sepse për t’u zgjedhur presidenti, fillimisht duhet kuorumi në Kuvend prej 80 deputetëve. Ndërsa pa partitë e ish-PAN-it ky kuorum nuk arrihet.

Prandaj nuk mund të pritet që LDK ta pranoj, madje siç thotë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu kjo ofertë është edhe fyese për LDK-në./Fokusi/