Bahtiri deklarohet pasi shau me nënë: Ai që deshi ta marrë fjalën ishte i dehur

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur pas incidentit të ndodhur në tubimin e VV-së, atje, ku ky i fundit u dëgjua të shante me nënë, një qytetar.

Bahtiri tha se është ndjerë keq, por ai që ka dashur ta marr fjalën, mendon, se ishte i dehur, por se më vonë ka kërkuar falje për keqkuptimin e krijuar.

Sipas Bahtirit, ai qytetar, ishte i panjohur për të dhe për shumë të tjerë në tubim.

“Në tubim, ishte një entuziazëm i madh i qytetarëve, aty ka ardhur një djal i panjoftur për mua, mendoj që ish kanë i dehur, dhe donte ta merrte fjalën, kur kishin me bisedu presidentja, kryeministri në ardhje. Ai me cdo kusht donte ta ndërprente këtë protokol, ne e pamë që ishte tentativë e qëllimshme. Pastaj ka kërku falje, që u kanë një keqkuptim. Sigurisht se kam ndjerë vetën mirë, dhe të jap një konotacion tjetër, unë mendoj që cdo qytetar ka të drejtë të sillet në mënyrë normale”, tha Bahtiri në Debat Plus.