Publikohet raporti i fundit i IKShPK për COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 6837 testime, 1593 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në 24 orët e fundit, 3 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Në anën tjetër, janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715. Në total numri i rasteve aktive është 34.208” thuhet në njoftimin e MSh-së.