I hyri policia për kontrollë: E pabesueshme çfarë i gjendet kësaj gruaje në shtëpi

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një shtëpi në Shtime, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me gas.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Shtime, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gas, dhe 66 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.