Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës, transmeton Fokusi.info.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.