Publikohet raporti i fundit për vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

27 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

ℹ 1.812.571 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.058.